Site icon PORTALB

Në vend të Zhbogarit, u nominua Dejvid Ger shef i delegacionit të BE-së në vend

Bashkimi Evropian - Maqedonia e Veriut, eurointegrime, bisedime, negociata, BE, RMV, Arbnora

Bashkimi Evropian - Maqedonia e Veriut

Dejvid Ger, është kandidati i nominuar për shef të ri të delegacionit të BE-së në RMV, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel. Deri më tani në krye të këtij delegacioni ka qënë ambasadori Samuel Zhbogar.

Ger për momentin është në krye të Sektorit për politikë të sanksioneve në EEAS.

Zhbogar e kryen funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav.

Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi edhe Tomash Sunjog për shef të delegacionit të BE-së në Kosovë, Oana Kristina Pola për euroambasadore në Mal të Zi, si dhe Nikollaus Mejer Landrut për  shef të delegacionit të BE-së në Turqi.

Exit mobile version