Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 8 viktima dhe 134 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 134 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Në kumtesën që ka dërguar ministria sot për mediat, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 persona me Covid-19, ndërsa janë shëruar 34 pacientë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i epidemsië, ka shkuar në 4289, numri i pacientëve të shëruar është 1757, numri i viktimave 201, ndërsa momentalisht ka 2331 raste aktive.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë tre persona nga Shkupi, një pacient (68) i hospitalizuar më 6 qershor, një paciente (65) e hospitalizuar më 13 qershor dhe një paciente (76) e hospitalizuar më 7 qershor. Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy persona nga Shkupi, një person (77) që është pranuar në spital më 6 qershor dhe një paciente (77) që është pranuar më 10 qershor. Në Klinikën për Urologji ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova (68). Po ashtu, në Spitalin e Tetovës kanë ndërruar jetë dy persona më 13 qershor, një pacient (67) dhe një paciente (71) gjatë pranimit. Te dy pacientët rezultatet pozitive me Covid-19 janë vërtetuar post-mortem”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit:

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1173 testime për KOVID-19, ndërkaq prej fillimit të epidemisë 45.054 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version