Site icon PORTALB

Tramp konfirmoi se SHBA-ja nga Gjermania do të tërheq rreth 9.500 ushtarë

Trump - Merkel

Trump - Merkel

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se SHBA-ja do ta zvogëlojë numrin e forcave të veta në Gjermani, në 25.000 ushtarë amerikanë.

Kjo do të thotë se Tramp do të urdhërojë tërheqjen e rreth 9.500 ushtarëve, gjë që, siç vlerësojnë mediumet britanike, me siguri, do t’i shqetësojë republikanët në Kongtresin amerikan, si dhe aleatët e SHBA-së në NATO.

Tramp, mbrëmë për mediiat tha se Gjermania nuk harxhon mjaftë para për mbrojtje, siç e kërkon atë NATO-ja, transmeton REL.

Komentet e Trampit janë konfirmim i parë zyrtar për zvogëlimin e numrit të forcave amerikane në Gjermani, të cilin i pari më 5 qershor e publikoi “Uol strit Xhërnal”, e pastaj edhe një funksionar i lartë anonim amerikan.

Exit mobile version