Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 559 kundërvajtje për mosmbajtje të maskës

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të kaluara janë lëshuar vendime për izolim të 860 personave, ndërsa 199 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Policët kanë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është vërtetuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale të personave, njoftojnë nga MPB-ja, janë regjistruar 559 kundërvajtje.

Exit mobile version