Site icon PORTALB

Në Vaksincë të Kumanovës janë gjetur 51 emigrantë

Refugjat, emigrantë, sirianë

Emigrantë, foto arkiv

Në një shtëpi në fshatin Vaksincë të Kumanovës policia dje ka gjetur 51 emigrantë, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë.

Siç është cituar në buletinin policor, dje në fshatin Vaksincë, nëpunësit policor gjatë bastisjes në shtëpinë e T.Q.(59) kanë gjetur 51 emigrantë, prej të cilëve 38 nga Pakistani dhe 13 nga Afganistani, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë.

Policia e ka njoftuar prokurorinë dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Exit mobile version