Site icon PORTALB

Makinistët ndërpresin grevën në komunikacionin hekurudhor

Është arritur pajtueshmëri mes Sindikatës së makinistëve dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve

Është arritur pajtueshmëri mes Sindikatës së makinistëve dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve

Komunikacioni i brendshëm hekurudhor sërish është normalizuar pasi që mbrëmë është arritur pajtueshmëri në negociatat midis Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve Latko Jovanovski deklaroi se është arritur pajtueshmëri parimore për të gjitha kërkesat.

Mes të tjerash është dakorduar pagesë e rregullt e pagave dhe marrje e rregullt e kartonave të kaltërt.

Makinistët hynë në grevë të hënën pasdite për çfarë arsye komunikacioni hekurudhor ishte në ndërprerje gjatë dy ditëve të kaluara.

Exit mobile version