Përmes Bankës Zhvillimore deri më tani janë ndarë 7,13 milionë euro prej linjës kreditore pa interes Kovid 2, publikoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook.
Mjetet, siç thekson, janë ndarë për 593 kompani me 10.108 të punësuar.
“Së bashku me linjën Kovid 1, deri më tani, përmes kredive pa interes në shumë prej 12,67 milionë euro janë mbështetur 1.331 kompani mikro, të vogla dhe të mesme në të cilat punojnë 16.632 të punësuar”, ka shkruar Angellovska, transmeton Portalb.mk.
Dje në seancën qeveritare janë miratuar 476 kredi të reja për kompani mikro, të vogla dhe të mesme në vlerë prej 5,14 milionë euro prej kredive pa interes Kovid 2 përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Në këto kompani punojnë 7.107.