Britani, ekstremistët e krahut të djathtë sulmojnë policinë

Ekstremistët e krahut të djathtë sulmuan policët në protestat që zhvilluan me pretendimin për mbrojtjen e statujave në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 1 mijë persona nga ekstremi i djathtë të përbërë nga grupe të ndryshme të tilla si ‘British Defense League‘ dhe ‘England First‘ filluan të mblidhen në hyrjen e barrikadave të ngritura që në mëngjes nga policia në rrugën që çon drejt sheshit të Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Pasi u penguan nga policia për të hyrë në sheshin ku ndodhet Kryeministria, ekstremistët e krahut të djathtë hodhën mbi policinë shishe dhe kuti metalike. Gjatë kësaj është vërejtur se disa persona kanë bërë përshëndetje naziste. Po ashtu ekstremistët e krahut të djathtë sulmuan të paktën dy gazetarë.

Protesta e planifikuar për t‘u zhvilluar sot nga protestuesit kundër racizmit u anulua nga organizatorët me qëllim për të penguar ndonjë konflikt të mundshëm. Pavarësisht kësaj 200 persona u mblodhën në sheshin Trafalgar që ndodhet rreth 1 kilometër larg nga vendi ku ndodhej pala e ekstremit të djathtë.

– Për protestuesit u vendos ndalimi i daljes në rrugë

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan në një deklaratë në radio tha se “Ka informacione që grupet e ekstremit të djathtë po vijnë në Londër. Ata thonë se mbrojnë statujat por mendojmë se këto statuja mund të jenë një pikë për shpërthimin e dhunës”.

Pasi paralajmëroi se ekstremistët e krahut të djathtë ka rrezik të përfshihen në dhunë, vandalizma dhe të vijnë përballë me personat kundër racizmit, Khan kërkoi nga qytetarët të qëndrojë larg qendrës së Londrës.

Ndërsa në anën tjetër policia e Londrës vendosi orën policore për ndalesën e daljes në rrugë duke filluar që nga ora 17:00. Nëse grupet nuk shpërndahen që nga kjo orë, njoftohet se policia është e gatshme të kryejë arrestime.

– Sulmet ndaj policisë

Protestat që filluan në SHBA pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga policia, u përhapën edhe në Britani. Në protestat e mbajtura gjatë 10 ditëve të fundit shpeshherë pati përleshje me policinë. Si pasojë janë arrestuar dhjetëra protestues që sulmuan ose hodhën shishe dhe gurë ndaj policisë.

– Merren nën mbrojtje statujat

Pas rrëzimit gjatë protestave të statujës së një tregtari të skllevërve në qytetin Bristol, në Londër mbi 10 statuja u morën nën mbrojtje duke u rrethuar me plaketa metalike, përfshirë në mesin e këtyre statujave dhe atë të ish-kryeministrit Winston Churchill i cili njihet se ka përdorur thënie raciste.

Ekstremistët e krahut të djathtë që u zemëruan pas dëmtimit të statujës së Churchill-it javën e kaluar, paraqitën shqetësimin se mund të sulmojnë statujat e Mahatma Gandhi dhe liderit legjendar të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Pas kësaj këto statuja u mbyllën dhe u rrethuan ashtu sikurse statujat tjera dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button