Site icon PORTALB

Willian me kosto zero

Paris Saint Germain po mendon për goditjen Willian. Klubi parizien është gati të futet në garë për brazilianin e Chelseat i cili është në fund të kontratës por vetëm nëse do të largohej Neymar, transmeton SS.

Zërat për këtë të fundit rreth një rikthimi te Barcelona janë shtuar dhe Leonardo e shikon Willian si goditjen perfekte për të plotësuar vendin e lënë bosh nga bashkëkombasi i tij.

31-vjeçari i Chelseat do të largohet në fund të sezonit aktual pasi palët nuk arritën akordin për rinovimin ndërsa për të është në garë edhe Tottenham bashkë me Arsenal.

Exit mobile version