Bisedimet për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore do të mbahen gjatë vitit 2013, deklaroi dje kryetari bullgar, Rosen Plevneliev.
Duke folur në konferencën me rastin e përvjetorit të parë, pasi ai dhe për nënkryetarja Margarita Popov i morën funksionet e kryetarit dhe të nënkryetarit të Bullgaris, Plevneliev deklaroi se vendi i tij i përkrah perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor, por me këtë rast do të kërkojë të përmbushen kërkesat bullgare për të gjithë kandidatët.
“Në vitin 2013 do të ketë bisedime për nënshkrimin e Marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore të bazuar në Deklaratën për fqinjësi të mirë nga viti 1999”, deklaroi Plevneliev, sipas të cilit, dokumenti i nënshkruar 13 vite më parë nuk respektohet nga pala maqedonase.
“Isha i sinqertë kur eurokomesarit për zgjerim, z.Fyles i thashë publikisht se nuk pajtohem me raportin vjetor të Komisionit Evropian në pjesën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Atëherë deklarova se manipulimi me historinë është i rrezikshëm për shkak se krijon iluzion për një të kaluar të madhe, në vend që të ofrojë zgjidhje për ardhmërinë. E përkrahim Maqedoninë në mënyrën më të sinqertë, ashtu siç e kemi bërë gjithmonë, por ka probleme të cilat patjetër duhet të zgjidhen”, deklaroi kryetari bullgar. Sipas Plevnelievit zhvillimi i ngjarjeve ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë do të monitorohet nga afër nga ana e institucioneve evropiane dhe vendet anëtare. /Portalb