Site icon PORTALB

Një paciente nga Shkupi dhe një nga Tetova ndërruan jetë nga virusi korona, 164 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit 2 persona kanë ndërruar jetë, 164 persona janë infektuar, ndërkaq 12 pacientë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të vdekur prej fillimit të pandemisë ka arritur në 171, të infektuarve 3.701, të shëruarve 1.694, ndërkaq momentalisht në vend kemi 1.836, njofton Portalb.mk.

Personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit

“Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 53-vjeçare nga Shkupi, e cila është hospitalizuar si e dyshuar në KOVID-19 më 2 qershor dhe është konfirmuar pozitive pas pranimit. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një paciente 60-vjeçare e cila është hospitalizuar si e dyshuar në KOVID-19 më 9 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar që nga fillimi i epidemisë

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.045 testime, ndërkaq që nga fillimi i epidemisë 41.049 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version