Site icon PORTALB

RMV, gjatë 24 orëve të fundit 1.022 persona nuk kanë mbajtur maska, 231 vendime të reja për izolim

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Vendime për izolim u janë dhënë 231 personave, ndërsa 161 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, transmeton Portalb.mk.

Nga ana e nëpunësve policorë, siç informon sot MPB janë bërë kontrolle te një person në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast është konstatuar se këto dy persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit.

Lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale për fytyrë janë regjistruar 1.022 kundërvajtje.

Exit mobile version