Site icon PORTALB

RMV, 5 persona ndërruan jetë nga virusi korona, 175 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 175 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 18 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 169, të infektuarve 3.538, të shëruarve 1.581, ndërkaq për momentin kemi 1.687 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Tre pacientët që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi, njëri nga Gostivari dhe një tjetër nga Prilepi.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive gjatë pranimit në ambulantë ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Prilepi. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 3 persona nga Shkupi, një 60-vjeçar i pranuar më 5 qershor, 64-vjeçar i pranuar më 8 qershor, një pacient 59-vjeçar i pranuar më 8 qershor dhe një pacient 72-vjeçar nga Gostivari i pranuar më 30 maj”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 971 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve që nga fillimi i epidemisë është 40.0004

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version