Site icon PORTALB

Pengmarrja, 37 pengje të vrarë në Algjeri

Sipas bilancit të bërë publik nga kryeministri algjerian 29 militantët islamikë që kishin marrë në kontroll impiantin janë eleminuar dhe tre janë kapur të gjallë

Sipas bilancit të bërë publik nga kryeministri algjerian 29 militantët islamikë që kishin marrë në kontroll impiantin janë eleminuar dhe tre janë kapur të gjallë

Të paktën 37 pengje të 8 kombësive të ndryshme janë vrarë gjatë ngjarjes së pengmarrjes masive në fushën e gazit në In Amenas.

Sipas bilancit të bërë publik nga kryeministri algjerian 29 militantët islamikë që kishin marrë në kontroll impiantin janë eleminuar dhe tre janë kapur të gjallë. Mes tyre është edhe një kanadez. 

Rrethimi katërditor i fushës së gazit, ku mbaheshin peng me qindra punonjës vendas dhe të huaj nga militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedën, përfundoi të dielën kur trupat vendase ndërhynë me forcë./portalb/

Exit mobile version