Site icon PORTALB

RMV, 7 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 125 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 7 pacientë v virusi korona, 125 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 6 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 164, të infektuarve në 3.363, të shëruarve 1.664, ndërkaq për momentin kemi 1.536 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Pacientët e vdekur në 24 orët e fundit

“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient 79-vjeçare nga Shkupi e cila është hospitalizuar më 19 maj, një paciente 66-vjeçare nga Struga e cila është hospotaizuar më 9 qershor, një paciente 54-vjeçare nga Shkupi që është hospitalizuar më 5 qershor dhe një paciente 46-vjeçare nga Tetova e cila ka ndërruar jetë gjatë pranimit në ambulancë. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 77-vjeçare nga Shkupi e cila është pranuar më 8 qershor dhe paciente 73-vjeçare nga Struga e cila është pranuar më 7 qershor. Në Spitalin e Shtipit ka ndërruar jetë një pacient 87-vjeçar nga Shtipi, i cili është hospitalizuar më 26 maj”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.019 teste, ndërkaq deri më tani në vend janë bërë 39.033 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version