Site icon PORTALB

RMV, gjoba për 1.143 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska

Virusi korona, Shkup, qytetare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 1,143 shkelje nga qytetarë që nuk e respektuan masën për mbajtjen e maskave, transmeton Portalb.mk.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 905 personave u dhanë vendime për izolim, ndërsa 120 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.

Punonjësit e policisë bënë kontrollin e personave në izolim dhe vetizolim dhe nuk u regjistruan persona të cilët nuk e kanë respektuar masën per izolim dhe vetizolim.

Exit mobile version