Site icon PORTALB

Menduh Thaçi takoi ambasadorin e OSBE-së

Menduh Thaçi takohet me ambasadorin e OSBE-së në Shkup Ralf Breth

Menduh Thaçi takohet me ambasadorin e OSBE-së në Shkup Ralf Breth

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare, lideri i kësaj partie Menduh Thaçi priti në takim ambasaorin e OSBE-së në Shkup Ralf Breth.

Në takimin u bisedua për situatën aktuale politike në vend, për zgjedhjet lokale dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takimin ka ripërsëritur qëndrimin se “Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe ka shprehur interesimin që zgjedhjet lokale të jenë sa më të rregullta, korrekte dhe demokratike”.

Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e treguar të Partisë Demokratike Shqiptare, shprehet në kumtesën e PDSH-së./portalb/

Exit mobile version