Punimet për parkingjet e qytetit të Tetovës, për unazën në qendër si dhe parkun në të edhe pse kanë filluar para ca muajve, ende asnjërës si duket fundi.
Nga komuna e Tetovës thonë se punët të cilët kanë filluar, janë ndërprerë për shkak të kushteve të këqija klimaterike.
“Ne nuk mund të parashohim se kur do të rregullohen kushtet klimaterike por sa ata të rregullohen menjëherë kompanitë të cilët edhe i kanë fituar tenderët do të fillojnë me përfundimin e tyre” thonë nga zyra për informim nga komuna e Tetovës.
Si duket edhe këto punë të cilat kanë filluar në vjeshtë është duke i gjetur fati i rrugës Dervish Cara e cila filloi të ndërtohet në nëntor të vitit 2011 dhe përfundoi së ndërtuari në korrik të vitit 2012. /Portalb