Site icon PORTALB

Daçiq: Nëse është çështja për njohje apo asgjë, atëhere jemi për asgjë

Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i ka bërë të qarta synimet e Serbisë për rinisjen e dialogut.

Ivica Daçiq i vendos ‘kusht’ Kosovës, se nëse ajo futet në dialog për vetëm për t’u njohur nga Serbia, atëhere kjo e fundit do të zgjedhë mos bëhet asgjë, transmeton BalkanWeb.

Daçiq kështu duket se i përgjigjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha dje se Kosova futet në dialog me një qëllim, për t’u njohur nga Kosovës.

Por Daçiq duket se nuk i frikësohet kësaj deklarate, pasi bën të qartë se mes njohjes dhe asgjëse, Serbia do zgjedhë asgjënë.

Exit mobile version