Ministria e punëve të brendshme raportoi se gjatë orës policore në fundjavë është kryer vjedhje në objektin e komunës së Haraçinës, transmeton Portalb.mk.
“Më 8 qershor në ora 08:00, sekretari i komunës së Haraçinës paraqiti se në periudhën prej orës 16:00 më 04.06.2020 deri në ora 08:00 më 08.06.2020 persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në komunën e Haraçinës”, raportojnë nga MPB-ja.
Policia raportoi se do të marrë informata shtesë nga personat përgjegjës në komunë.
Ndryshe, në komunën e Haraçinës, sikurse edhe në komunat tjera të Shkupit në fundjavë ka pasur orë policore, e cila ka filluar prej të enjtes në ora 21:00 dhe ka mbaruar të hënën në ora 05:00.