Site icon PORTALB

RMV, një 74 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë nga virusi korona, 87 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informon se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 person nga virusi korona, janë regjistruar 87 raste të reja, ndërkaq 5 pacientë janë shëruar, Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 3.239, të vdekurve 157, shëruarve 1.658, ndërkaq për momentin në vend ka 1.424 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën e Hematologjisë ka ndërruar jetë një pacient 74-vjeçar nga Kumanova, i cili është hospitalizuar përpara dy ditëve dhe i është konfirmuar rezultati pozitiv në KOVID-19 në këtë Klinikë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve sipas qyteteve

Në 24 orët e fundit janë bërë 987 teste, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve është 38.014.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version