Site icon PORTALB

Të mërkurën do të ketë spërkatje ajrore dhe tokësore kundër insekteve në Shkup

Ilustrim

Qyteti i Shkupit njoftoi se këtë të mërkurën, më 10 qershor, në Shkup do të realizohet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave, prandaj kërkoi kujdes nga qytetarët që merren me bletari, transmeton Portalb.mk.

Në njoftim sqarohet se në rast se kushtet atmosferike nuk do të jenë të favorshme, ky proces do të zhvillohet ndonjë ditë tjetër.

  1. Dezinsektimi me aeroplan, në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet në 10.06.2020 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit.
  2. Dezinsektimi tokësor, në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet në 10.06.2020 (e mërkurë), në periudhën nga ora 08.00 – 17.00.

 

Exit mobile version