Site icon PORTALB

RMV, 3 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 127 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 127 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 7 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 156, të infektuarve në 3.152, të shëruarve në 1653, ndërkaq gjithsej kemi 1.343 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 70-vjeçar nga Kumanova i cili është hospitalizuar më 4 qershor dhe dy nga Shkupi; pacient nga Shkupi 62-vjeçar i cili është hospitalizuar më 5 qershor dhe një 70-vjeçar i cili është hospitalizuar më 2 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 702 teste, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve është 37.027.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version