Site icon PORTALB

Kufiri mes RMV-së dhe Greqisë mund të mos hapet me 15 qershor

Kufiri me Greqinë

Kufiri me Greqinë

Nuk përjashtohet mundësia që kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos hapet me 15 qershor, këtë e deklaroi ministri shtetëror grek, Jorgos Gerapetris në një intervistë për radio “Selakniku”.

Ai theksoi se indikator për këtë vendim është numri i madh i rasteve me Kovid-19 në RMV.

“Do të doja të rikujtoj se deri sa bisedojmë nuk është e lejuar kalimi i kufirit me Maqedoninë e Veriut deri me 15 qershor, ashtu siç është i mbyllur edhe me Shqipërinë. Do të bëhet vlerësim i gjendjes por 90 për qind e vendimit varet na ajo se çfarë do të vendosin vendet fqinje për kufijtë e tyre. Ne jemi duke i ndjekur të dhenat epidemiologjike. Nëse situate vazhdon të përkeqësohet, do të propozohen ndalesa dhe restrikcione për komunikacionin kufitarë”, tha Gerapetris.

Gjithashtu nuk pritet që aeroportet e vendit të hapen përpara 15 qershorit. Momentalisht në RMV numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar është vetëm 7 deri në 10% dhe në to përfshihen fluturimet ushtarake, speciale mjekësore, shtetërore, humanitare dhe fluturimet për riatdhesimin e shtetasve të cilët kanë mbetur jashtë territorit të vendit në kohën kur shpërtheu pandemia dhe u mbyllën kufijtë në të gjitha shtetet evropiane, njofton Portalb.mk.

 

Exit mobile version