Site icon PORTALB

COVID-19 në RMV, dy persona ndërruan jetë, 111 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë, 111 janë infektuar me virus korona, ndërkaq 6 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 153, të infektuarve në 3025, të shëruarve 1646, ndërkaq për momentin në vend kemi 1226 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy persona, një pacient nga Struga në moshë 53 vjeçare dhe një pacient nga Prilepi në moshë 80 vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit: 

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve është 36325.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version