Site icon PORTALB

RMV, 180 raste të reja me Covid-19, dy pacientë kanë ndërruar jetë, 11 të tjerë janë shëruar

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 180 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 2790 persona ndërsa raste aktive janë 1009. Janë shëruar 11 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 2 pacientë.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 11 persona, 6 nga Shkupi, 4 nga Velesi dhe 1 nga Prilepi.

Me këtë numri i të shëruarve është 1632 ndërsa i të vdekurve është 149.  

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup – 109
– Kumanovë – 26
– Shtip – 15
– Tetovë – 12
– Gostivar – 8
–Gjevgjeli – 2
– Veles – 1
–Manastir – 1
–Ohër – 1
–Dibër – 1
–Vallandovë – 1
–Shën Nikollë – 1
–Negotinë – 1

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Në 24 orë e fundit janë bërë  testime 1272. Nëpërmjet: IShP-së – 604, QShP – Shkup 53, Avicena – 136, Biotek –  119 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 155 , Sistina – 111 dhe ASham 91. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 34386 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version