Site icon PORTALB

RMV, 641 persona janë sanksionuar për mosmbajtje të maskës

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Vendime për izolim u janë dhënë 435 personave dhe 75 për vetizolim, sanksione për 641 persona për mosmbajtje të maskës

Në territorin e shtetit gjatë 24 orëve të fundit 435 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 75 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, transmeton Portalb.mk.

Siç kumtoi MPB, nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar tetë persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Gjithashtu, në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 641 shkelje.

Exit mobile version