Site icon PORTALB

RMV, 5 qershori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Virusi korona, Shkup, qytetare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se 5 qershori (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 3 qershor 2020 e përcaktoi 5 qershorin si ditë jo pune për të gjithë qytetarët  me qëllim të  sigurimit të koordinimit të tërësishëm  të aktiviteteve të kahëzuara ndaj ballafaqimit  të futjes dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Exit mobile version