Site icon PORTALB

Nënkryetari i LSDM-së, Zeqiri dhe familja e tij janë hospitalizuar, gjendja e tyre është stabile

Muhamed Zekiri. Foto: Portalbmk

Muhamed Zeqiri. Foto: Portalb.mk

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri, gruaja e tij dhe vajza e tyre janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Ata janë në gjendje stabile të sëmundjes, vetëm me temperaturë të lartë, tha sonte Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Lidhur me pyetjen se si janë personat që kanë pasur kontakt me Zeqirin dhe si është gjendja e tij dhe familjes së tij, Filipçe tha se nuk ka njohuri  për hospitalizime të tjera.

“Njerëzit në atë grup, ai grup, janë duke u testuar. Disa nga rezultatet ishin të gatshme, disa nga kontaktet që identifikoi Qendra e Shëndetit Publik, jo vetëm për atë, por për të gjitha familjet e tjera, katër ose pesë në atë komunë, janë pjesërisht të gatshme, dhe disa do të jenë gati sot dhe me këtë. tre të katërtat e këtij grupi në atë komunë do të përfundojnë”, tha Filipce.

 

Exit mobile version