Site icon PORTALB

Një burrë nga Shkupi u gjet i vdekur në banesë

MPB

MPB

Një burrë 67-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në banesën e tij në bulevardin “Aradhet partizane”. Nuk është konstatuar vdekje e dhunshme, ndërsa pas marrjes së trupit intervenoi edhe Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, transmeton MIA.

Rasti është konfirmuar nga SPB Shkup, prej ku informuan se bëhet fjalë për 76-vjeçarin G.B.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes për varrosje.

Exit mobile version