Site icon PORTALB

Kisha Ortodokse u bëi thirrje besimtarëve t’i respektojnë masat gjatë “Ditës së shpirtrave”

Sinodi i shenjtë i Ipeshkvisë (SSHI) i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-AO), në vigjilje festës së Ditës së shpirtrave, u bën thirrje besimtarëve, që kur t’i vizitojnë varret e të afërmve të tyre t’i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore, transmeton MIA.

“Rekomandojmë që varret të vizitohen vetëm nga më të afërmit, që kujtimi të shprehet përmes një akti lutjeje të kryer nga një klerik dhe në të njëjtën kohë apelojmë që të mbahen pajisjet e nevojshme mbrojtëse, duke iu përmbajtur udhëzimeve tashmë të dhëna”, thuhet në komunikatën e KOM-AO

Exit mobile version