Kryetari i Maqedonisë duhet t’u kërkojë falje familjeve bullgarëve të afërmit e të cilët u vranë në këtë shtet në vitin 1944. Kështu u shpreh sot ish-ministri bullgar për Emigrim, Bozhidar Dimitrov, për televizionin nacional BNT.
“Në Maqedoni është kryer gjenocid i madh ndaj bullgarëve. Atë vit, pushteti i Maqedonisë u tha atyre, bëhet fjalë për 30 mijë qytetarë, se ata nuk janë më bullgarë dhe kur ata refuzuan këtë, u vranë menjëherë. Maqedonia duhet t’u kërkojë falje edhe familjeve të 900 oficerëve, të cilët u thirrën gjoja për të formuar ushtri, por u vranë”, ka deklaruar Dimitrov.
“Ata duhet ta njohin historinë e vërtetë. Nëse nuk ndodh kjo, e një ditë hyjnë në BE, kjo do të thotë se Brukseli i ka miratuar të gjitha mëkatet e tyre”, ka shtuar më tej ish-ministri bullgar./Portalb