Të enjten do të merret vendim nëse do të ketë masa të reja shtrënguese për komunat e Shkupit, Çair, Saraj dhe pjesë të qytetit ku ka më së shumtë të sëmurë, si dhe kufizim të lëvizjes këtë fundjavë është festa Përshpirtja, ka informuar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Ai theksoi se vendimi do të merret më së voni deri të enjten sepse e premtja është ditë jo pune, transmeton Portalb.mk.
“Vendim për këtë çështje do të ketë më së voni deri të enjten, sepse e premtja është ditë jo pune në të cilën mund të ndodhë që qytetarët të mos respektojnë masat. Do t’i shqyrtojmë mirë rajonet e disa vendbanimeve dhe do të flasim me MPB-në rreth organizimit. E dimë që është më e ndërlikuar në Shkup, ishte krejtësisht ndryshe në Dibër dhe Kumanovë”, tha Filipçe.`
Ai theksoi se dihet saktësisht nga cilët klasterë po vijnë pacientët e rinj dhe se bëhet fjalë për 10 familje që tashmë dihen.
“Ende jemi duke analizuar se nga cilët klasterë po vijnë njerëzit e infektuar rishtazi. Familjet e të anketuarve janë të njohura, si edhe rajoni i Kumanovës. Deri më tani, ne nuk kemi asgjë të panjohur që mund të na befasojë, si për shembull ndonjë klaster i ri”, tha ministri Filipçe.