Site icon PORTALB

Reportazh brenda Klinikës Infektive të Shkupit, ku gjenden të infektuarit me virusin korona (VIDEO)

Klinika për Sëmundje Infektive, koronavirus

Klinika për Sëmundje Infektive,Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Telivizioni Klan është lejuar që të hyj dhe të incizoj situatën në Klininë Infektive, ku trajtohen pacientët me Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Pamjet e këtij reportazhi, flasin shumë për seriozitetin me të cilin duhet t’i qasemi koronavirusit.

“Kam qenë e sëmurë edhe paraprakisht, por koronavirusit më ka përkeqësuar gjendjen dukshëm. Isha në komë, tani jam shumë më mirë. Besoni koronavirusin, ai ekziston”, ka thënë njëra nga pacientet e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Në këtë klinikë në 24 orët e fundit janë pranuar 2 pacientë, të hospitalizuar janë gjithsej 45 pacientë. Me gjendje më të rëndë dhe në aparate për frymëmarrje janë 16 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në RMV ka arritur në 2.315, të shëruarve 1.569, të vdekurve 140, ndërkaq momentalisht kemi 606 raste aktive.

Exit mobile version