Qyteti i Shkupi njoftoi se sot brenda ditës kanë aplikuar 686 qytetarë për të shfrytëzuar subvencionimin e blerjes së bicikletës dhe 91 aplikime për trotinetet elektrike, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarët mund të sjellin llogari fiskale për biçikletat dhe trotinetet elektrike të blerë prej 01.01.2020”, kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit.
Biçikletat do të subvencionohet me 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3,000 denarë; ndërsa trotinetet do të subvencionohen me 30% të vlerës, por jo më shumë se 7,000 denarë.
“Në përputhje me mjetet e parapara financiare, Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndaj subvencion diku 2800 biçikleta dhe rreth 215 trotinete elektrike. Shpallja do të jetë e hapur deri 30.11.2020, ose deri në realizimin e mjeteve, sipas principit i pari vjen, i pari shërbehesh”, njoftojnë nga Qyteti I Shkupit
Qyteti i Shkupit njofton se 8.5 milionë denarë janë të dedikuara për biçikleta, ndërsa për trotinetet elektrike 1.5 milionë euro.
Aplikuesi, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, duhet t’i plotësojë këto kushte: të jetë banor i Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Çair, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë, Saraj, Qendër dhe Shuto Orizarë), të mos ketë të shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës ose të mos të shfrytëzuar subvencion për blerjen e trotinetit elektrik nga Qyteti i Shkupit, biçikleta e re ose trotineti i ti të jetë i blerë ose e ka blerë në shtet nga 1 janari i këtij viti e deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për thirrjen publike, por jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti.