Vullneti dëshiron mund, kurse mundi vrull

Mundohesh të impresionohesh me diçka dhe thjesht ajo të mbetet arsyeja e cila të lidh me jetën.
Mundohesh të bësh diçka,apo ndoshta vetëm mendon se je duke u munduar.
Kur mbyllesh në vete, humbesh në meditime, kurse në ndërkohë dëgjon edhe zhurmën më të vogël nga jashtë, britma e bubullima, të cilat të nevrikosin e më pas mendon se ato janë pengesa që nuk të lënë ty të gjesh ndonjë zgjidhje, apo të dalësh nga depresionet dhe të të buzëqeshë fytyra e të të gëzojë zemra.

Pastaj je edhe më i hutuar, sepse përderisa mendon, gjen mundësi, gjen shpresë, gjen inkurajim she të duket se je afruar shumë rrugës së dëshiruar, kurse nga kjo konkludon se ke një intelekt dhe një shpirt të fortë që të jep vullnet për t’i tejkaluar të gjitha sfidat, beson në Zot dhe e lutë atë që të të ndihmojë në rrugën e duhur. Mirëpo, ke ndrojtje se a ke besim në vetvete, se a do të mundesh t’ia dalësh mbanë, a do ta kesh forcën konkrete për ta tejkaluar pengesën përkatëse.

Dhe kështu, me këso lloj gjërash të kaplon hutia dhe futesh edhe me thellë në labirint e nuk gjen dot rrugën e duhur.

Por zgjidhje çdoherë ka. Ky është ligj hyjnorë, Zoti askënd se le pa zgjidhje. Mirpo ajo që duhet ta bëjmë ne, është që ta gjejmë atë.
Kështu që e kap një stilolaps dhe fillon të shënosh çdo gjë që të bie ndërmend, sepse edhe kotësirat që i mendon e kanë arsyen e vet, ngase ke parë diçka për rreth dhe aty ka marrë mendja frymëzimin për të menduar diçka të kotë, por që ka vlerë sepse ka ndonjë arsye me punën që të intereson ty!- Për shkak se gjërat që të mundojnë, nuk janë ato për të cilat nuk e di se a ekzistojnë diku dhe nuk i njeh, por gjërat të cilat gjenden afër teje, në mjedisin tënd, prandaj fillo t’i shikosh gjërat që i ke afër dhe për të cilat mendon se di gjithçka me justifikim se bashkërisht, njëherit e kaloni kohën. Por shikoj me një perspektivë të gjërë, me largpamësi, me shumë arsye dhe mos u siguro për asgjë bindshëm, në mënyrë absolute, ngase e vërteta është se dyshimi ekziston gjithkund sikurse të jetë bërë e njëjta substancë bashkë me ajrin.

Në të vërtetë ti ke arsye për të jetuar, ato janë të shumta, ngase vetë fakti që jemi të gjallë, frymojmë, lëvizim, shikojmë, mendojmë dhe flasim, është përshka të caktimit të Zotit, Ai na ka krijuar me të gjitha dhuntitë, vlera e të cilave nuk mund të matet, na ka dhuruar shpirt të pastër si dh mendje me vullnet të lirë e cila duhet ta menaxhojë atë.

Kështuqë pa e zgjatur shumë, dua të them “Duhet të jetojmë-se duhet jetuar”-sepse ky është caktim që e ka bërë Zoti ynë. Mirëpo mënyra se si ne do të jetojmë, varet nga vullneti ynë për të jetuar.
Çdo njeri ka vizionet e tij, siç duket vizionet asnjëherë nuk janëtë ngjashme. Fillimisht dua ta përmend ciklin jetësorë normal, lindë si foshnje, rritesh në duar e prindërve, vetëdijesohesh dhe prakatitesh që edhe ti të vazhdosh traditën e vjetër sa vetë njerzimi, krijimin e familjes. E së dyti dua ta përmend dallimin në kohë. Koha ecë shpejt dhe kryesisht të gjithë njerëzit kanë jetuar dhe jetojnëpër të njëjtat qëllime, të cilat qëllime në përmbajtje janë të ndryshme sa edhe vetë numri i njerëzve. Pra nga kjo konkludohet se njeriu duhet t’i përcaktojë qëllimet e tij të cilat dëshiron t’i arrijë në jetë.
Tani jeta është më dinamike se kurrë, bota ka përparuar pothuajse në të gkitha aspektet, teknologjia e ka arritur zhvillimin e saj të sipër, gjë që shumë e ka lehtësuar jetën e njerëzve.

Por nga ana tjetër bota përsëri është në rrëmujë, përsëri duhet që diçka të ndryshohet, diçka të përmirësohet, sepse natyra e njeriut asnjëherë asgjë nuk mund të bëjë të përsosur, sado që ta ketë bërë mirë, thjeshtë kjo nuk është e mundur të bëhet nga fuqia e tij, forcën e krijimit të përsosshmërisë e ka vetëm i Madhërishmi Zot. Por sado-kudo njeriu duhet që vazhdimisht të mundohet në përmirësim, në rregullimin e një baraspeshe.
Nga kjo rrjedh se përsëri duhet të mundohemi. Të mundohemi për të përforcuar personalitetin tonë, karakterin human tonin. Prej kësaj kuptuam se i tërë mundi i bërë, bëhet për veten tonë. Sikurse çdokush të mundohej në këto dy drejtime të sipërpërmendura, rrëmuja do të reduktohej e vështirësitë do të tejkaloheshin.

Për të përcaktuar qëllimet e dëshiruara, është më lehtë se sa për t’i realizuar ato. Poashtu,zakonisht kur i përcakton qëllimet, më e shkurtë të duket rruga për t’i arritur ato, më e lehtë të duket qasja deri tek caku si dhe ke pritshmëri të mëdha nga realizimi i tij.
Por në fund, pasi që të realizosh qëllimin tënd, zakonisht realizohet pjesë më e vogël se sa ke pritur, mirëpo me atë vogëlsi përjeton statisfaksion të madh, për arsye se rruga të cilën e kalon drejt arritjes së një qëllimi, në fillim është vetëm se një gjë kalimtare, kah mesi të duket gjë shumë e vështirë, kurse në fund e kupton se ka vlerë më të madhe se vetë caku i arritur. Për shkak se në atë rrugë je hasur në gjëra të shumta, je gjendur në situata të ndryshme, ke njohur njerëz të shumtë, miq, dashamirë e armiq-kategorizim variabël i njerëzve, ngase ka qenë e mundur që i njëjti njerith ketë kaluar në të gjitha kategoritë e lartpërmendura, ke qenë në interaksion, ke vepruar, herë shpejtë- herë ngadalë, herë gabim e herë drejtë, thjeshtë thenë rruga të cilën e kalon për të arritur një qëllim, është e njëjta rrugë në të cilën ke njohur veten. Prandaj shpërblimi më i madh i punës është dobishmëria nga ajo dhe statisfaksioni me të.

Kur arrin ë njohësh veten tënde, përforcohet edhe vetëbesimi, për shkak se tashmë je e vetëdijesuar për përparësitë dhe mangësitë e tua, kurse kur ke vetëbesim ke vrull dhe entuziazëm për të vazhduar, vullneti merr hovin e tij dhe ringjallet shpresa e cila është ushqim për jetën.
Për të pasur vullnet duhet që ne vetë të mundohemi. Të mundohemi drejt realizimit të idealit tonë, nëse nuk rezulton me efekt të shpejtë- të mësojmë durimin,nëse biemi-të ngrihemi përsëri, nëse një metodë nuk ka sukses-  ta provojmë me tjetër, nëse na rrëyojnë sfidat-mos u dorëzo, për çdo gjë ka kthim. Por vazhdimisht orvatu, mundohu t’i kuptosh komplikimet dhe t’i shmangësh komplekset e pa nevojshme. Thuhet se orvatja apo prova është hapi i parë drejt suksesit.
Mirëpo kur them mundohu, siguroju se je duke u munduar me të vërtetë, për arsye se ndonjëherë njeriu vetëm se mendon se është duke u munduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button