Site icon PORTALB

RMV, 7 persona ndërruan jetë nga virusi korona, 89 të infektuar

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona nga virusi korona, ndërkaq nga 727 testet e kryera janë regjistruar 89 raste të reja, 17 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 2.315, të shëruarve 1.569, të vdekurve 140, ndërkaq momentalisht kemi 606 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Pacientët e vdekur në 24 orët e fundit

Në Spitalin “8 Shtaotri” kanë ndërruar jetë 6 persona, dy nga Shkupi në moshë 83 dhe 80-vjeçare, dy nga Kumanovë në moshë 73 dhe 66-vjeçare, një nga Struga në moshë 44-vjeçare dhe një nga Tetova në moshë 65-vjeçare. Pos tyre, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë edhe një pacient 54-vjeçar nga Tetova.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar, numri i përgjithshëm

Jo-zyrtarisht, Komisioni për Sëmundje Infektive sot në mëngjes ka diskutuar për atë nëse ka nevojë të kthehet ora policore në Çair, Tetovë dhe Shtip, pasi që në këto vende ka rritje enorme të rasteve.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version