Site icon PORTALB

12.12.12 Agnesa Vuthaj merr propozim për martesë

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj

Ka deklaruar shumë herë se është në pritje të njeriut që do t’i ndryshoj jetën. Dhe data 12 e këtij dhjetori duket se mund t’i sjell atë njeri.

Bëhet fjalë për bukuroshen pejane Agnesa Vuthaj e cila tashmë datën 12.12.2012 mund ta vlerësoj si një datë mjaft të rëndësishme, edhe pse deri tani deklaroi se nuk e kishte shumë në qejf.

“Unë që nuk e vlerësova si datë të veçantë “12.12.12”, sot në ora 12.12 mora një propozim për martesë! E befasuar!”, kështu ka shkruar Agnesa në Facebook, ndërsa nuk ka bërë publike më shumë detaje. Duket që bukuroshja pejane është befasuar për të mirë./Portalb

Exit mobile version