Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi përsëri rritje të të infektuarve me COVID-19, dy viktima dhe 62 raste të reja

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Me 62 raste të diagnistifikaura në 24 orët e fundit, rastet e reja të regjistruara me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut sërish kanë shënuar rritje. Qyteti i Shkupit vazhdon të jetë qyteti me numër më të madh të rasteve të regjistruara me koronovirus, ku sot janë raportuar 24 raste të reja, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq, të dhënat e ditës së sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, flasin edhe për dy viktima të reja që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 17 pacientë.

“Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Struga (60) që është pranuar në spitali më 22 maj. Është evidentuar edhe një pacient nga Gostivari (64), i cili është pranuar dhe ka ndërruar jetë më 29 maj, për të cilin testi ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 2226, i të shëruarve 1552 ndërsa i pacientëve që kanë ndërruar jetë 133. Numri i rasteve aktive momentalisht është 541.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

Në 24 orët e fundit në RMV janë kryer 771 testime për KOVID-19, ndërkaq numri përgjithshëm i testimeve është 29.575.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version