Site icon PORTALB

Francë, arrin në 28.714 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Korona virusi, testime

Korona virusi, Photo: Pexels

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.714, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 597 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 224.070, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Francës.

Instituti tha se 14.695 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.361 në njësitë e kujdesit intensiv.

Në 24 orët e kaluara, 656 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 67.803.

Instituti njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 52 persona, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.714.

Exit mobile version