Site icon PORTALB

Vozitje të kujdesshme drejt Dibrës dhe Strugës

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti

Në disa akse rrugore pjesërisht borë,ndërsa aktive janë edhe ndalesat për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore Mavrovë-Dibër, vendkalimin malor Strazhë, Dibër-Strugë, Tetovë-Kodra e Diellit dhe aksi rrugor Kërçovë-Makedonski Brod.

Për automobilat në këto rrugë, AMLM rekomandon përdorimin e pajisjes dimrore.

AMLM rekomandon kujdes më të madh në akset Dibër-Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka rrëshqitje më të shpeshtë të dheut që mund ta pengojnë qarkullimin e vozitësve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. /portalb/

Exit mobile version