Site icon PORTALB

Maqedoni e Veriut, pas më shumë se 2 muajsh filluan me punë restorantet dhe kafenetë (FOTO-GALERI)

Virusi korona, Shkup, kafene, restorant, restaurant, kafiteri

Foto: AA

Nga sot filluan me punë restorantet dhe kafenetë në Maqedoninë e Veriut, të cilat para më shumë se dy muajsh u mbyllën me vendim qeveritar si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Foto: AA

Sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të miratuar më 26 maj, nga dita e djeshme është hequr ora policore në vend, ndërsa sot, sipas protokolleve të caktuara, filluan me punë vetëm restorantet dhe kafenetë që kanë hapësira të hapura.

Foto: AA

Siç thuhet në protokollin e publikuar nga Qeveria, orari i punës i restoranteve dhe kafeneve do të jetë nga 08:00 – 22:00. Të punësuarit që shërbejnë duhet të mbajnë maska dhe të mirëmbajnë higjenën personale dhe të objektit, ndërsa lejohet funksionimi vetëm në hapësirat e hapura.

Foto: AA

Gjithashtu, nevojitet që tavolinat të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2 metra nga njëra-tjetra, ndërsa në një tavolinë mund të ulen vetëm dy persona, në përjashtim nëse bëhet fjalë për anëtarë të familjes.

Foto: AA

Restorantet dhe kafenetë në Maqedoninë e Veriut u mbyllën me vendim të Qeverisë më 13 mars, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 122 vdekje dhe 2.077 raste me COVID-19. Numri i të shëruarve qëndron në 1.486, ndërsa janë edhe 469 raste aktive.

Foto: AA

Kujtojmë se më 15 maj, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli sërish gjendje të jashtëzakonshme prej 14 ditësh për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19, ndërsa përmendi si arsye zbatimin e masave ekonomike dhe sociale.

Foto: AA
Exit mobile version