Site icon PORTALB

Dy pacientë nga Tetova dhe një nga Shkupi e humbën jetën nga virusi korona, 38 raste të reja

KOVID-19, Virusi korona, koronavirusi

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memedi

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 raste të reja me virus korona, kanë vdekur 3 persona, ndërkaq 16 të tjerë janë shëruar. Me këtë, ,numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend është 2.077, pacientëve të shëruar 1.486, të vdekurve 122, ndërkaq për momentin kemi 469 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Kanë ndërruar jetë nga virusi korona dy pacientë nga Tetova dhe një nga Shkupi.

Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një pacient 74-vjeçar nga Tetova, i cili është hospitalizuar më 21 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 57-vjeçar i cili është hospitalizuar më 23 maj.

Në Institutin e Spitalit “Remedika” për analiza kanë arritur mostra të një pacientit të vdekur 53-vjeçar nga Shkupi dhe të njëjtat kanë dalë pozitiv ndaj KOVID-19.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

Në 24 orët e fundit në RV janë kryer 560 testime për KOVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve është 27.023.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version