Site icon PORTALB

New York Knicks fiton në derbin e madh kundër Brooklyn Nets (VIDEO)

NBA Logo

NBA Logo

Në edicionin e fundit të ndeshjeve në NBA, loja më interesante ishte derbi mes New York Knicks dhe Brooklyn Nets, ndeshje e cila i takoi Knicks-ave me rezultat 100-97 ku Carmelo Anthony shkëlqeu me 45 pikë. Nga Brooklyn Nets u dallua Andrey Blatche me 23 pikë të shënuara.

Ndeshjet tjera që u zhvilluan ishin Clevelend Cavaliers 100 – 94 LA Lakers, Denver Nuggets 101- 94 Detroit Pistons, Washington Wizards 77-70 New Orleans Hornets, LA Clippers 94 – 89 Chicago Bulls.

Këtë javë poenterët më të mirë ishin Carmelo Anthony(NYK) me 45 pikë dhe Kobe Bryant(LAL) me 42 pikë, kërcime më së shumti shënoi Dwight Howard (LAL)20 dhe asistime Kyrie Irving (CLE) 11./Portalb

Exit mobile version