Site icon PORTALB

Besimi: Maqedonia në rrezik nga katastrofat natyrore

Këtë Besimi e ka thënë në Konferencën me temë "Ndërtimin e kapaciteteve rajonale për ballafaqimin me situatat e jashtëzakonshme  dhe menaxhment krize" që mbahet në Prishtinë

Këtë Besimi e ka thënë në Konferencën me temë "Ndërtimin e kapaciteteve rajonale për ballafaqimin me situatat e jashtëzakonshme dhe menaxhment krize" që mbahet në Prishtinë

Ballkani, përfshirë edhe Maqedoninë, është i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve nga katastrofat natyrore, të cilat mund të shkaktojnë humbje të mëdha dhe dëme në njerëz, në të mirat materiale dhe në ato kulturore. 

Ky është mesazhi që ka adresuar sot ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi, në Konferencën me temë “Ndërtimin e kapaciteteve rajonale për ballafaqimin me situatat e jashtëzakonshme  dhe menaxhment krize” që mbahet në Prishtinë. 

“Paqja dhe siguria e shteteve dhe qytetarëve paraqet një fenomen kompleks që në pikëpamje më të gjerë përfshin ballafaqim me kanosjet dhe  zgjidhjen e problemeve në pesë sektore sigurie – në atë ushtarak, politik, ekonomik, social dhe ekologjik, theksoi Besimi dhe shtoi se këto çështje mund të shqyrtohen jo vetëm si kanosje kundrejt një vendi, por si kanosje në nivel global edhe me efekt më të gjerë./Portalb

Exit mobile version