Autoritet kineze në Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), kanë kryer testin për më shumë se gjysmën e popullatës në 10 ditët e fundit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar autoritetet lokale, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se janë kryer mbi 6.5 milionë teste për të kontrolluar infeksionin e koronavirusit në qytetin me rreth 11 milionë banorë.
Testet janë kryer nga datat 14 deri 23 maj.
Koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende Evropiane janë ndër më të goditurat.