Site icon PORTALB

Çulev: MPB-ja do ta hetojë rastin më “vallen” në Çair

Naqe Çulev

Naqe Çulev

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev paralajmëroi se rasti “vallja” në Çair do të hetohet dhe nëse konfirmohet se ka ndodhur gjatë orës policore, do të ndërmerren masa për sanksionimin e pjesëmarrësve në të, transmeton MIA.

Ai apeloi deri te qytetarët që t’i respektojnë masat qeveritare, që sa më shpejtë të normalizohet gjendja e ndodhur për shkak të koronavirusit.

“Zvogëlimi i numrit i të infektuarve nga koronavirusi është i mundur vetëm nëse qytetarët janë të disiplinuar dhe i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes, bartin pajisje mbrojtëse dhe u përmbahen distancës së përshkruar”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në “Fejsbuk”.

Exit mobile version