Site icon PORTALB

Stoltenberg mirëpret shpalljen e armëpushimit në Afganistan

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpret shpalljen e armëpushimit të ndërsjellë mes talebanëve dhe Qeverisë së Afganistanit me rastin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, Stoltenberg tha se të gjitha palët duhet të vlerësojnë këtë mundësi paqeje.

Ai nënvizoi më tej se NATO vazhdon të ruajë vendosmërinë e saj për sigurinë afatgjate në Afganistan.

– Vendimi për armëpushim

Në një deklaratë nga talebanët u bë e ditur arritja e armëpushimit gjatë Festës së Bajramit në mënyrë që qytetarët të kalojnë një Bajram të lehtë. Militantët në të gjithë vendin nuk do të kryejnë sulme gjatë këtyre 3 ditëve, thuhet deklaratën në të cilën bëhet e ditur se do të jepet përgjigje e nevojshme në rast se ndodh ndonjë sulm nga pala tjetër.

Exit mobile version