Site icon PORTALB

RMV, 37 raste të reja me Covid – 19 dhe 11 pacientë janë shëruar

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot janë regjistruar 37 raste të reja me KOVID-19, nga 508 testet e realizuara në 24 orët e fundit, 11 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk është shënuar asnjë viktimë. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 ka arritur në 1.978,  i të shëruarve 1.422, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 443 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

Në 24 orët e fundit janë bërë 508 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 25.270 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version