Site icon PORTALB

Policia raportoi për gjetjen e dy trupave pa jetë në Shkup

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në Shkup janë gjetur dy trupa pa jetë në fazën e shpërbërjes, transmeton Portalb.mk.

Njëri trup ishte gjetur në shtëpinë e 42 vjeçarit U.I. në rrugën “Anastas Mitrev”. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për trupin e U.I. që ishte në fazën e shpërbërjes. Policia raportoi se trupi është dërguar në obduksion.

Trupi tjetër ishte gjetur në një shtëpi të rrënuar në rrugën “Filip i Dytë”, pronë e 63 vjeçarit H.M. Policia njoftoi se edhe për këtë rast, trupi është dërguar në obduksion.

Exit mobile version